FC Drita nga Gjilani sonte do të fillojë rrugëtimin e tyre në garat evropiane me saktësisht në kualifikimet për Champions League, ku përballë do ta ketë Differdange nga Luksemburgu.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”, në Prishtinë më fillim nga ora 20:00, shkruan AutoPortali.
“Intelektualët” sipas faqeve të mëdha të basteve janë favoritë në letër, ndërsa pritet të kenë një mungesë të madhe në skuadër, pasi Rron Broja për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e vitit të kaluar, nuk do të luajë sonte.
Gjithsesi, stadiumi i Prishtinës, sonte pritet të jetë i stërmbushur me gjilanasit. /AutoPortali




