Ter Stegen mbetet në LaLiga, por te një skuadër të re
T

Ter Stegen mbetet në LaLiga, por te një skuadër të re

Portieri gjerman Marc-André ter Stegen pritet të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së janarit.

Sipas raportimeve të gazetarëve të njohur Fabrizio Romano dhe Nil Solà, Ter Stegen ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll Girona.

Bëhet e ditur se portieri gjerman do të transferohet te Girona në formë huazimi, duke mbetur kështu brenda kampionatit spanjoll La Liga.

Ky transferim shihet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Gironas.

Klubi i Gironas shpreson që marrëveshja të finalizohet brenda javës së ardhshme, në mënyrë që Ter Stegen të vihet sa më shpejt në dispozicion të stafit teknik. /AutoPortali

TË FUNDIT