122 aksidente brenda 24 orëve, 39 me të lënduar
1

122 aksidente brenda 24 orëve, 39 me të lënduar

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 122 aksidente, 39 me të lënduar dhe 83 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 361 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 22 persona, 17 në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 39
Aksident trafiku  me dëme materiale 83
Tiketa trafiku të shqiptuara 2361
Persona të arrestuar 22
Persona në mbajtje 17
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 3

TË FUNDIT