Tiranë, 17-vjeçarja përfundon në spital pas përplasjes me derën e një makine
T

Tiranë, 17-vjeçarja përfundon në spital pas përplasjes me derën e një makine

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në rrugën e Kavajës në Tiranë, pas incidentit ku një e mitur u përplas nga dera e automjetit që po drejtohej nga ai.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi kur pasagjerja e automjetit, shtetasja G. A., hapi derën pa u siguruar dhe goditi 17-vjeçaren që po lëvizte me skuter.

E mitura u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan TopChannel.

“Arrestohet shtetasi K. Sh., 27 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, shtetasja G. A, duke qenë pasagjere në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, ka hapur derën e automjetit pa u siguruar dhe për pasojë ka përplasur monopatinën që drejtohej nga 17-vjeçarja, e cila është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

TË FUNDIT