1805 gjoba u shqiptuan javën e kaluar nga policia e rajonit të Ferizajt
1

1805 gjoba u shqiptuan javën e kaluar nga policia e rajonit të Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar të dhënat javore mbi gjendjen në trafikun rrugor, duke evidentuar një numër të lartë shkeljesh dhe aksidentesh.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë javës së kaluar janë shqiptuar 1,805 gjoba për kundërvajtje, ndërsa janë pezulluar 30 patentë shoferë për shkelje më të rënda.

Gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar 45 aksidente trafiku, prej të cilave 22 persona kanë mbetur të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në rrugë, me qëllim rritjen e sigurisë dhe uljen e numrit të aksidenteve.

Në apelin e saj drejtuar qytetarëve, Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, apo përmes numrave të kontaktit: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Policia apelon për respektim të rregullave të trafikut si mënyra më e mirë për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur jetën dhe sigurinë në rrugët e vendit.

TË FUNDIT