19-vjeçari kapet duke vozitur me 118 km/h në zonë 50, përballet me pasoja
1

19-vjeçari kapet duke vozitur me 118 km/h në zonë 50, përballet me pasoja

Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj, ka ndaluar një automjet i cili po qarkullonte me shpejtësi prej 118 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, përcjell AutoPortali.

Përveç shpejtësisë së tejkaluar, 19 vjeçari kishte kryer edhe një tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Policia ka shqiptuar ndaj tij gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe masën e përjashtimit nga komunikacioni për 3 muaj, përmes heqjes së patentë-shoferit.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT