19-vjeçari nga aksidenti në Llapushnik mbetet në gjendje të rëndë
1

19-vjeçari nga aksidenti në Llapushnik mbetet në gjendje të rëndë

Vazhdon të jetë e rëndë gjendja e 19-vjeçarit, Fatlum Gashi pas aksidentit që ndodhi mbrëmë në fshatin Llapushnik, më saktësisht në rrugën Prishtinë-Pejë.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, i riu aktualisht është në Qendrën Emergjente dhe është në pritje për t’u dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror, përcjell AutoPortali.

Në këtë aksident vdiqën prindërit e Fatlumit, Shemsiu dhe Ajshja, të cilët do të varrosen sot.

Aksident i rëndë në Llapushnik, dy të vdekur dhe një në gjendje të rëndë

TË FUNDIT