Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar e ka zhvilluar një bisedë shumë frytdhënëse me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, përcjell AutoPortali.
Së fundmi, në media është raportuar për një ofertë të rëndësishme nga klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Wehda, i cili i ka ofruar trajnerit gjerman një pagë që thuhet se është tre deri në katër herë më e lartë sesa ajo që ai merr aktualisht në Kosovë
Kjo ofertë ka shkaktuar një tundim të madh për Fodën, duke ngjallur spekulime për të ardhmen e tij.
Megjithatë, Agim Ademi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij privat në Facebook, ka lënë të kuptohet se Foda do të vazhdojë të jetë përzgjedhës i Kosovës.
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kontrata e trajnerit Foda me Federatën e Futbollit të Kosovës është e vlefshme deri në verën e vitit 2026, duke i dhënë stabilitet projektit të Kombëtares për periudhën në vazhdim./AutoPortali/




