Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez ka deklaruar për “Marca” se nuk e shqetësojnë aspak spekulimet që e lidhin me Barcelonën, pavarësisht raportimeve të vazhdueshme se ai shihet si pasuesi i Robert Lewandowskit.
Alvarez theksoi se për momentin është plotësisht i përqendruar te Atletico Madrid. “Nuk më shqetëson. Përpiqem të mos lexoj shumë, edhe pse flitet shumë në rrjetet sociale.
Jam i fokusuar te ky sezon dhe te ajo që kemi përpara me Atletico-n,” u shpreh ai.
“La Arana” shtoi se shmang zhurmën e jashtme për t’u përqendruar te rritja dhe rezultatet personale. Në intervistën për gazetën spanjolle, ai vlerësoi edhe potencialin e skuadrës së Diego Simeones, duke theksuar se Atletico është në gjendje të rivalizojë për çdo trofe falë përforcimeve cilësore dhe progresit të klubit./AutoPortali



