Ballkani sonte në “Fadil Vokrri”, Drita si mysafire në kërkim të shënimit të historisë
B

Ballkani sonte në “Fadil Vokrri”, Drita si mysafire në kërkim të shënimit të historisë

FC Drita është në vazhdim të shënimit të historisë në futbollin Kosovar.

Skuadra nga Gjilani pas eliminimit nga Champions League, ka vazhduar ëndërr evropiane në fazën e tretë të Europa League, ku sonte do të jetë mysafire e FCSB në Rumani nga ora 20:30.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “The National Arena” në Bukuresht, ndërsa pritet të jetë një ndehsje e zjarrtë, shkruan AutoPortali.

Drita ishte eliminuar nga Champions League nga skuadra Copenhagen ku në ndeshjen e parë kishin shënuar humbje me rezultat 0-2, ndërsa në ndeshjen kthyese, shënuan humbje minimale me rezultat 0-1.

Skuadra nga Suhareka sonte do të luaj ndeshjen e parë në kuadër të rrethit tretë eliminatore në Conference League kundër Shamrock Rovers në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

FC Ballkani në ndeshjen e kaluar kishte arritur fitore bindëse ndaj FLorana FC, ku në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore me rezultat 4-2, ndërsa në ndeshjen kthyese e mbylli me rezultat 1-1 (5-2). /AutoPortali

 

 

TË FUNDIT