Sonte nga ora 20:00 FIFA do të shpallë fituesit e çmimeve prestigjioze “The Best” për vitin 2025.
Në ceremoni do të marrin pjesë rreth 800 të ftuar, kryesisht drejtues të federatave kombëtare dhe figura të njohura të futbollit botëror.
Ousmane Dembele dhe Luis Enrique konsiderohen favoritë kryesorë për të fituar respektivisht çmimet e lojtarit dhe trajnerit më të mirë në kategorinë e meshkujve.
Ndërkohë, në futbollin e femrave, Aitana Bonmati pritet të fitojë për herë të tretë çmimin “The Best”, vetëm disa muaj pas triumfit me “Topin e Artë”.
Megjithatë, futbollistja e Barcelonës nuk do të jetë e pranishme në ceremoninë në Katar, pasi po rikuperohet nga një dëmtim i pësuar së fundmi.
Fituesit e çmimeve për vitin 2025 do të përcaktohen përmes një sistemi votimi të barabartë, ku 25% e votave vijnë nga trajnerët e ekipeve kombëtare, 25% nga kapitenët, 25% nga gazetarët dhe 25% nga tifozët, të cilët votojnë përmes faqes zyrtare të FIFA-s. /AutoPortali



