Huijsen largohet nga grumbullimi me Spanjën pas lëndimit
H

Huijsen largohet nga grumbullimi me Spanjën pas lëndimit

Real Madrid ka tashmë pesë lojtarë tërhequr nga kombëtaret gjatë pushimit ndërkombëtar, pasi edhe Dean Huijsen është larguar nga grumbullimi i Spanjës për muajin e dytë radhazi.

Ai mungoi në ndeshjen kundër Gjeorgjisë për shkak të shqetësimeve muskulore dhe megjithëse shpresohej të rikuperohej për sfidën me Turqinë, Federata Spanjolle e Futbollit konfirmoi se ai është përjashtuar nga ndeshja e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

RFEF theksoi se klubi i tij është informuar vazhdimisht dhe se prioritet është shëndeti i lojtarit, andaj Huijsen është liruar nga grumbullimi.

Mbrojtësi tani i bashkohet Courtois, Valverdes, Mbappes dhe Camavingas, të cilët gjithashtu janë tërhequr nga detyrat me kombëtaret e tyre.

Ai do të vlerësohet nga stafi mjekësor i Real Madridit gjatë ditëve të ardhshme.

Skuadra e Xabi Alonsos luan këtë fundjavë në Elche, dhe sipas MD, ka shpresë që Huijsen të jetë i gatshëm.

Megjithatë, forma e tij e dobët kohët e fundit dhe dëmtimi e bëjnë të vështirë aktivizimin e tij, gjë që mund të çojë në një dyshe mbrojtëse Asencio–Militao.

Ditët në vijim do të tregojnë nëse ai do të mund të luajë, ndërsa tifozët presin përditësime.

TË FUNDIT