Klubet arabe “të çmendura” pas Salah, oferta marramendëse për kartonin e tij
K

Klubet arabe “të çmendura” pas Salah, oferta marramendëse për kartonin e tij

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ndodhet përballë një vendimi që mund të përcaktojë fazën e fundit të karrierës së tij.

Një ofertë marramendëse prej rreth 150 milionë funtesh (170 milionë euro) në vit nga Superliga e Arabisë Saudite përbën një nga tundimet më të mëdha financiare në futbollin modern.

Liverpooli këmbëngul ta mbajë yllin e vet, duke e konsideruar ende thelbësor në objektivat e klubit. Megjithatë, dilema mes ambicies sportive, trashëgimisë dhe fitimit personal mbetet e hapur dhe fjala e fundit i takon Salahut.

Që nga ardhja e tij në Anfield në vitin 2017, Salah ka shënuar mbi 200 gola, ka fituar trofe madhorë dhe është bërë simbol i skuadrës.

Por në moshën 33-vjeçare, me formë jo gjithmonë të qëndrueshme, zërat për një largim në vitet e ardhshme po shtohen.

Arabët janë të gatshëm ta shpërblejnë me një kontratë historike, duke e vendosur përkrah emrave si Cristiano Ronaldo.

Liverpooli më herët kishte refuzuar një ofertë prej 175 milionë eurosh, por presioni financiar dhe koha mund ta detyrojnë klubin të rishqyrtojë qëndrimin e tij. /AutoPortali

TË FUNDIT