Klubet kosovare në Basektboll sonte zhvillojnë ndeshje evropiane
K

Klubet kosovare në Basektboll sonte zhvillojnë ndeshje evropiane

Tre skuadra nga Kosova do të zhvillojnë sonte ndeshjet e tyre në garat evropiane të basketbollit.

Trepça, kampione në fuqi, pret ekipin gjerman Braunschweig në palestrën “Minatori” nga ora 18:30, në kuadër të Grupit F të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit u mposhtën në ndeshjen e parë nga PAOK (85:74), ndërsa gjermanët fituan ndaj Anwil-it (98:87).

Në të njëjtin kompeticion, Bashkimi do të përballet në udhëtim me Pallacanestro Reggiana në Itali, me ndeshjen që nis në ora 20:00.

Skuadra nga Prizreni humbën në përballjen e parë ndaj Cibonës (93:79), kurse italianët fituan në transfertë ndaj Dijon-it (88:96).

Ndërkohë, Peja do ta luajë ndeshjen e saj të dytë në ENBL kundër ekipit kroat Dubrava.

Takimi zhvillohet në Kroaci nga ora 20:00. Verdhezinjtë u mposhtën nga Riga Zelli (72:83), ndërsa Dubrava humbi ngushtë ndaj Spartak Pleven (82:83). /AutoPortali

TË FUNDIT