Kosova dhe Shqipëria do të jenë nikoqire të Kampionatin Evropian të Vollejbollit në kategorinë U16 të Femrave, një ndër ngjarjet më të mëdha sportive e cila zhvillohet në shtetin e Kosovës.
Ndeshja mes vashave të Kosovës dhe të Malit të Zi do të zhvillohet në ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, shkruan AutoPortali.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se biletat për të shikuar ndeshjet në këtë Kampionat janë falas.




