FC Prishtina ka prezantuar transferin e ri në rrjetet sociale, përkundër që emrin e tij nuk e ka bërë të ditur ende.
AutoPortali mëson se ai vjen nga Portugalia dhe së fundi ishte pjesë e Benficës B.
Luis Mota, 21 vjeçar i lindur në Lisbon, luan si qendërsulmues.
Më parë u aktivizua edhe tek Porto B, ndërsa karrierën e nisi tek skuadra Belenenses SAD.


                                    

