Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar se trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve është vendosur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Chelsea, fituesi i këtij edicioni, ka marrë një kopje të tij.
Sipas The Guardian, Trump bëri të ditur në një intervistë për “DAZN” se FIFA ia kishte dhuruar trofeun, pas një vizite të presidentit të saj, Gianni Infantino, në muajin mars, përcjell AutoPortali.
“Ata më thanë: ‘A mund ta mbash trofeun për pak kohë?’ – e vendosëm në Zyrën Ovale. Më pas, Infantino më tha: ‘Ne nuk do ta marrim kurrë atë. Mund ta mbash përgjithmonë. Do të bëjmë një tjetër’, dhe kështu ndodhi”, deklaroi Trump.
Trofeu iu dorëzua Trumpit përpara finales mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain, e cila u zhvillua në stadiumin “MetLife” në Neë Jersey, SHBA. Chelsea doli kampion i botës për klube, duke mposhtur PSG-në, por ngriti vetëm një kopje të re të trofeut.
Kjo ngjarje e pazakontë ka shkaktuar reagime dhe diskutime, pasi është hera e parë që trofeu origjinal nuk mbetet në duart e klubit fitues. /AutoPortali


                                    

