Parma dhe Sassuolo shprehin interesim për Kristjan Asllanin
P

Parma dhe Sassuolo shprehin interesim për Kristjan Asllanin

Aventura e Kristjan Asllanit te Torino duket se po shkon drejt përfundimit, ndërsa e ardhmja e mesfushorit kreativ shqiptar pritet të jetë larg Interit.

Pavarësisht kësaj, interesi i skuadrave të Serie A për yllin kuqezi mbetet i lartë. Sipas mediave italiane, Asllani mund ta mbyllë sezonin aktual te Parma ose te Sassuolo, dy klube që kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e tij.

Burime pranë “Sportitalia” bëjnë të ditur se të dyja ekipet e Serie A janë në kërkim të një mesfushori me tiparet dhe cilësitë e Asllanit, duke e konsideruar atë një profil ideal për repartin e mesfushës.

Ndërkohë, Interi e ka propozuar lojtarin edhe te Fiorentina, klub që më herët kishte shfaqur interes për transferimin e tij.

Megjithatë, vetë Asllani kishte refuzuar kategorikisht një kalim te Sassuolo gjatë verës, ashtu siç kishte hedhur poshtë edhe oferta të tjera që vinin nga jashtë Italisë./AutoPortali

TË FUNDIT