Fabrizio Romano ka konfirmuar se Arsenali ka interes të vërtetë për sulmuesin brazilian të Real Madridit, Rodrygo Goes, i cili konsiderohet si një “objektiv ëndrrash” nga trajneri dhe drejtuesit e klubit londinez, transmeton AutoPortali.
Sipas Romanos, çdo zhvillim do të varet nga dëshira e vetë lojtarit, i cili aktualisht është i kënaqur te Real Madridi dhe nuk ka kërkuar largimin.
Ai shton se e vetmja mënyrë që Rodrygo të largohet është nëse i kërkon personalisht Xabi Alonsos të largohet, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.
Rodrygo nuk u paraqit në fitoren 3-1 të Realit ndaj Pachucas, gjë që nxiti spekulime për të ardhmen e tij, por pozicioni i tij në skuadër mbetet ende i paqartë.




