Stadiumi “Fadil Vokrri” i stërmbushur, shitën të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Suedi
S

Stadiumi “Fadil Vokrri” i stërmbushur, shitën të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Suedi

Sonte, me fillim nga ora 20:45, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ku përballë do të ketë Suedinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të dyja përfaqësueset vijnë në këtë përballje pas rezultateve jo të mira në xhiron e parë.

Kosova pësoi një humbje të thellë prej 4:0 në udhëtim ndaj Zvicrës, ndërsa Suedia nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Sllovenisë, duke i shtuar presionin kësaj sfide, transmeton AutoPortali.

Pavarësisht humbjes, atmosfera në kampin dardan mbetet pozitive dhe përfaqësuesja e Kosovës synon të reagojë fuqishëm përballë një kundërshtari me emër si Suedia.

Një përparësi e rëndësishme për Dardanët në këtë ndeshje do të jetë përkrahja e tifozëve, të cilët pritet të krijojnë një atmosferë elektrizuese.

Të gjitha biletat për ndeshjen janë shitur, dhe stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë, duke e kthyer “lojtarin e 12-të” në një forcë shtesë për skuadrën.

Trajneri Franco Foda ka premtuar një reagim ndryshe nga ndeshja me Zvicrën, dhe kjo sfidë pritet të jetë vendimtare për moralin dhe ecurinë e Kosovës në grup. /AutoPortali

TË FUNDIT