Pas 148 vitesh, turneu i famshëm i tenisit, Wimbledon, ka vendosur të bëjë një përjashtim nga rregullat tradicionale të veshjes për shkak të ndarjes nga jeta të futbollistit Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva.
Kjo humbje preku jo vetëm botën e futbollit, por edhe ngjarje të tjera sportive ndërkombëtare.
Në një gjest respekti, organizatorët lejuan që lojtarët të vendosnin një shirit të zi në krah, një simbol zie që më parë nuk lejohej sipas rregullores së ashpër për veshje tërësisht të bardhë, transmeton AutoPortali.
Portugezi Francisco Cabral ishte i pari që e shfrytëzoi këtë përjashtim sëbashku me partnerin e tij Lucas Miedler fituan ndaj Rajeev Ram dhe Jamie Murray, teksa mbante në krah shiritin e zi. /AutoPortali




