Zvezda dënohet ashpër nga UEFA për thirrjet nacionaliste ndaj Kosovës
Z

Zvezda dënohet ashpër nga UEFA për thirrjet nacionaliste ndaj Kosovës

UEFA ka marrë masa të ashpra disiplinore ndaj klubit serb Cërvena Zvezda, duke e gjobitur me 62,500 euro dhe duke urdhëruar që dy ndeshjet e ardhshme si mysafir t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve.

Ky vendim vjen pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjeve të fundit, ku tifozët e njohur si “Delije” përdorën parulla dhe mesazhe me përmbajtje politike e etnike, përfshirë edhe referenca provokuese ndaj Kosovës.

Në komunikatën zyrtare, UEFA theksoi se nuk do të tolerojë racizëm, urrejtje apo propagandë politike në stadiume, duke e cilësuar sjelljen e tifozëve serbë si shkelje serioze të rregullave të federatës evropiane.

Ky është një tjetër sinjal i qartë nga institucioni më i lartë i futbollit në Evropë se diskriminimi dhe urrejtja nuk kanë vend në sport. /AutoPortali

TË FUNDIT