Zyrtare: Ballkani transferon mbrojtësin kroat Ivica Batarelo
Z

Zyrtare: Ballkani transferon mbrojtësin kroat Ivica Batarelo

Ballkani bëri zyrtarizmin e përforcimit më të ri  në mbrojte,  kroat Ivica Batarelo.

27-vjeçari kroat ka një karrierë të pasur në disa klube të njohura të rajonit, ku ka luajtur për Hajduk Split, NK Krsko dhe Zmijavci në Kroaci, transmeton AutoPortali.

Gjithashtu ka luajtur edhe në Bosnje, ku ka mbrojtur ngjyrat e Zrinjski Mostar dhe Gabela,  kurse së fundmi ka qenë pjesë e NK Rudes.

 

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Të dashur tifozë,

Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin e radhës në skuadër, Ivica Batarelo, mbrojtës qendror nga Kroacia, me një karrierë të ndërtuar në disa klube të njohura të rajonit.

Batarelo është produkt i akademisë së HNK Hajduk Split!

Me përvojën e tij dhe mentalitetin garues, Batarelo pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e FC Ballkanit për sezonin e ri. Mirë se vjen, Ivica./AutoPortali

TË FUNDIT