2 mijë e 178 gjoba trafiku brenda një dite në Kosovë
2

2 mijë e 178 gjoba trafiku brenda një dite në Kosovë

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 71 aksidente në total, 26 me të lënduar dhe 45 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 178 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 26
Aksident trafiku  me dëme materiale 45
Tiketa trafiku të shqiptuara 2178
Persona të arrestuar 10
Persona në mbajtje 6
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT