2 mijë e 383 gjoba trafiku brenda një dite
2

2 mijë e 383 gjoba trafiku brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 66 aksidente, një me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 36 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 16 persona, 15 në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 29
Aksident trafiku  me dëme materiale 36
Tiketa trafiku të shqiptuara 2383
Persona të arrestuar 16
Persona në mbajtje 15
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT