2 mijë e 510 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
2

2 mijë e 510 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 78 aksidente, 20 me të lënduar dhe 58 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 510 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 28 persona, 14 në mbajtje, ndërsa asnjë në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 20
Aksident trafiku  me dëme materiale 58
Tiketa trafiku të shqiptuara 2510
Persona të arrestuar 28
Persona në mbajtje 14
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 0

TË FUNDIT