2 mijë e 649 tiketa trafiku brenda një dite
2

2 mijë e 649 tiketa trafiku brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 47 aksidente, 21 me të lënduar dhe 26 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar rreth 3 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 19 persona, 10 në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 21
Aksident trafiku  me dëme materiale 26
Tiketa trafiku të shqiptuara 2649
Persona të arrestuar 19
Persona në mbajtje 10
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 3

TË FUNDIT