20-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident me motoçikletë në Naxos
2

20-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident me motoçikletë në Naxos

Një aksident i rëndë ka tronditur ditën e sotme ishullin grek Naxos.

Sipas mediave lokale, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç, udhëtonin me një motoçikletë kur, për arsye ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin, transmeton klankosova.tv.

Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, përcjell AutoPortali.

Autoritetet policore po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe deri më tani nuk ka prova që të tregojnë nëse drejtuesi i motoçikletës ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

TË FUNDIT