Shqipëria qëndroi nën ndikimin e motit të ngrohtë në ndërrimin e viteve.
Vlora, qyteti bregdetar shënoi temperatura të larta në ditët e para të janarit, duke ftuar qytetarët të kalojnë këto ditë festash pranë detit.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamjet se si ka nisur 2025 në Vlorë.
Disa qytetarë kanë guxuar të sfidojnë stinën duke u zhytur në ujërat e Jonit. /j.p/



