220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merret patentë-shoferi
2

220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merret patentë-shoferi

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 220 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Sipas policisë, nga ky numër 50 gjoba janë evidentuar përmes veturave të pajisura me teknologji inteligjente, të cilat kanë regjistruar shkelje si drejtimi i automjetit me regjistrim të skaduar dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.

Si rezultat i këtyre veprimeve, 35 shoferëve u është sekuestruar patentë-shoferi, ndërsa gjobat e shqiptuara do t’u dërgohen kundërvajtësve përmes postës, transmeton AutoPortali.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT