Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, ka zhvilluar kontrolle intensive.
Si rezultat i kësaj, janë shqiptuar 261 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 5 patentë-shoferë janë hequr për shkelje të rënda të rregullave të trafikut, përcjell AutoPortali.
“Në kuadër të projektit “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë – Duart në timon, e jo në telefon”, janë shqiptuar gjithashtu 24 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: