Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 67 aksidente, 29 me të lënduar dhe 38 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 29 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 38 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 2467 |
Persona të arrestuar | 31 |
Persona në mbajtje | 18 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 6 |