3 mijë gjoba në një javë për shkelje trafiku në Prizren
3

3 mijë gjoba në një javë për shkelje trafiku në Prizren

Policia e rajonit të Prizrenit, ishte goxha e ashpër me shkelësit e rregullave të trafikut.

Afro 3 mijë gjoba janë shqiptuar në katër komuna: Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë, nga data 7 e deri më 13 korrik.

Kjo u bë e ditur nga Klan Kosova, përcjell AutoPortali.

“Janë shqiptuar 2 mijë e 640 gjoba për kundërvajtje në trafik si rezultat i shkeljes së Ligjit për rregullat në trafikut si dhe është shtuar prezenca e policisë në rrugët kryesore”.

TË FUNDIT