Vetaksident në Suharekë, lëndohet një person
V

Vetaksident në Suharekë, lëndohet një person

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në Suharekë, ku ngasësi i makinës ka pësuar lëndime, përcjell AutoPortali.

Aksidentin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës Shaqir
Bytyqi i cili tha se përveç dëmeve materiale të shkaktuara, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sot, më datë 11.06.2025, rreth orës 12:03, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, është raportuar një vetaksident trafiku. Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale të shkaktuara, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me menaxhimin e rastit, përfshirë procedurat e nevojshme hetimore.”/AutoPortali/

TË FUNDIT