44 aksidente brenda një dite, një prej tyre me fatalitet
4

44 aksidente brenda një dite, një prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 44 aksidente, një me fatalitet, 13 me të lënduar dhe 30 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 1 mijë e 896 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 13
Aksident trafiku  me dëme materiale 30
Tiketa trafiku të shqiptuara 1896
Persona të arrestuar 16
Persona në mbajtje 7
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT