45 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku brenda një dite
4

45 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 45 aksidente, 13 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku me të lënduar 13
Aksident trafiku me dëme materiale 32
Tiketa trafiku të shqiptuara 2831
Persona të arrestuar 19
Persona në mbajtje 10
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT