Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit, lidhur me sigurinë rrugore dhe veprimet policore në vend.
Sipas raportit, për periudhën e raportuar janë shënuar 48 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 45 aksidente me dëme materiale, ndërkohë që fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, shkruan AutoPortali.
Numri i tiketave të trafikut të shqiptuara arrin në 1,942.




