Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 50 aksidente, 16 me të lënduar dhe 34 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 16 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 34 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2394 |
| Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 0 |
| Persona të arrestuar | 21 |
| Persona në mbajtje | 10 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 2 |




