50 euro gjobë për personin që hodhi mbeturina nga vetura
5

50 euro gjobë për personin që hodhi mbeturina nga vetura

Njësiti i Trafikut të Prishtinës ka shqiptuar gjobë prej 50 eurove ndaj një qytetari i cili ka hedhur mbeturina nga vetura në rrugë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se veprime të tilla përbëjnë shkelje dhe do të ndëshkohen sipas ligjit, përcjell AutoPortali.

Organet e rendit u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

May be an image of ticket stub and text

TË FUNDIT