Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 51 aksidente, 20 me të lënduar dhe 31 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
| Aksident trafiku me fatalitet | / |
| Aksident trafiku me të lënduar | 20 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 31 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2538 |
| Persona të arrestuar | 46 |
| Persona në mbajtje | 20 |
| Persona në ndalim policor | / |
| Persona në vuajtje të dënimit | / |



