54 aksidente në një ditë në Kosovë, 24 me të lënduar, 30 me dëme materiale
5

54 aksidente në një ditë në Kosovë, 24 me të lënduar, 30 me dëme materiale

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës janë regjistruar 54 aksidente trafiku, duke ngritur edhe një herë alarmin për sigurinë rrugore.

24 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa 30 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës, transmeton AutoPortali.

Me fillimin e verës dhe kthimit të bashkatdhetarëve në atdhe, Policia e Kosovës ka nisur një fushatë të re vetëdijësuese me moton: “Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj!”.

Përmes kësaj iniciative, policia synon të rrisë ndërgjegjësimin e shoferëve për respektimin e shpejtësisë së lejuar, përdorimin e rripit të sigurisë dhe shmangien e përdorimit të telefonit gjatë ngasjes, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve./AutoPortali

TË FUNDIT