Super garë nga Policia e Kosovës, Ram Bobaj fitues i Superfinales
S

Super garë nga Policia e Kosovës, Ram Bobaj fitues i Superfinales

Policia e Kosovës për të dytin vit radhazi i është përgjigjur pa asnjë hezitim ftesës nga Auto Moto Club Kosova (AMCK) dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) për garën në e-auto sllallom.

Ekipe nga shtatë regjionet dhe një ekip nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, të shtunën në parkingun jugor të Prishtina Mall demonstruan cilësitë e tyre në vozitje në këtë disiplinë shumë teknike.

Me moton “Në shërbim të Atdheut, deri në fund”, gara kishte për qëllim përkujtimin e policëve tanë të rënë në krye të detyrës.

Pas garave në të dyja konkurrencat, u formua lista e dhjetë pjesëmarrësve në Superfinale, pesë femra dhe pesë meshkujve.

Më i miri doli Ram Bobaj nga Rajoni i Prizrenit, i cili pas dy vozitjeve pati kohë 01:15.44 minuta.

“Jam i kënaqur me fitoren, organizimin dhe gjithçka tjetër rreth garës. Edhe në vitin e kaluar isha fitues dhe shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen”, u shpreh Bobaj pas fitores.

Pozita e dytë i takoi Ermira Topallit të Rajonit të Ferizajt, e cila ishte më e ngadalshme për vetëm 526 të qindtat e sekondës.

Në podium u gjend edhe Eris Dreshaj nga Rajoni i Pejës.

Ermira Topallit i takuan edhe dy kupa tjera. Ish-garuesja e AK Ferizajt me kupë u stolis edhe për kohën më të mirë në një gjiro, ndërsa ishte më e shpejta në plasmanin e përgjithshëm në konkurrencën e femrave.

Bashkë me të, në podium u gjendën edhe dy anëtaret e DPP-së, Shqipe Osmani Ademaj dhe Adelina Krasniqi.

Në plasmanin ekipor, te femrat, në tri pozitat e para u renditën: DPP, Rajoni i Ferizajt dhe Rajoni i Gjilanit.

Tre më të mirët në konkurrencën e meshkujve ishin: Maurik Bllata (Rajoni i Mitrovicës), Ram Bobaj (Rajoni i Prizrenit) dhe Mirsad Hasani (DPP).

Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi Rajonit të Mitrovicës, pasuar nga Rajoni i Prizrenit dhe DPP.

Më të mirët në konkurrencat përkatëse, Ermira Topalli dhe Maurik Bllata e patën edhe një shpërblim të veçantë nga organizatori, AMCK.

Ata do të kenë mundësinë të jenë të pranishëm në njërën nga garat e radhës në Formula 1.

Rezultatet:
Plasmani gjeneral –  femrat
1.Ermira Topalli (Rajoni – Ferizaj)
2.Shqipe Osmani Ademaj (Rajoni – DPP)
3.Adelina Krasniqi (Rajoni – DPP)
4.Erlida Hotlani (Rajoni – Gjilan)
5.Suada Sherifi (Rajoni – DPP)
6.Merita Bicaj-Musaj (Rajoni – DPP)
7.Merdita Vula (Rajoni – Prizren)
8.Arta Baliu (Rajoni – Ferizaj)
9.Emine Kalludra (Rajoni – Mitrovica J.)
10.Mergita Peci (Rajoni – Mitrovica J.)
11.Lendita Meshi (Rajoni – Peja)
12.Sumeja Tërbunja (Rajoni – Mitrovica J)
13.Sevdije Mehmeti (Rajoni – DPP)
14.Gentiana Hasani (Rajoni -Prishtinë)
15.Zyrafete Shala (Rajoni – Prizren)
16.Florentina Murtezi (Rajoni – Prishtinë)
17.Verona Peci (Rajoni – Mitrovica J.)
18.Ganimete Gashi (Rajoni – Prizren)
19.Lindita Rexhepaj (Rajoni – Prizren)
20.Qëndresa Halimi (Rajoni – Prishtinë)
21.Leonita Bunjaku (Rajoni – DPP)
22.Agnesa Kryeziu (Rajoni – Gjakovë)

Plasmani ekipor – femrat
1.Rajoni DPP 35 pikë
2.Rajoni Ferizaj 23 pikë
3.Rajoni Gjilan 10 pikë
4.Rajoni Prizren 6 pikë
5.Rajoni Mitrovicë J. 4 pikë
6.Rajoni Prishtinë 3 pikë
7.Rajoni Pejë 1 pikë
8.Rajoni Gjakovë 1 pikë

Plasmani gjeneral – meshkujt
1.Maurik Bllata (Rajoni – Mitrovicë J.)
2.Ram Bobaj (Rajoni – Prizren)
3.Mirsad Hasani (Rajoni – DPP)
4.Enis Dreshaj (Rajoni – Pejë)
5.Besart Borovci (Rajoni – Gjilan)
6.Gentrit Drenica (Rajoni – Prishtinë)
7.Vullnet Nuredini (Rajoni – DPP)
8.Sehad Beqiri (Rajoni – Prizren)
9.Endrit Llalloshi (Rajoni – Prishtinë)
10.Kastriot Ratkoceri (Rajoni – DPP)
11.Florian Miftari (Rajoni – Mitrovicë J.)
12.Rilind Asllani (Rajoni – Ferizaj)
13.Rinor Sylaj (Rajoni – Gjakovë)
14.Elion Kastrati (Rajoni – Gjilan)
15.Ardian Gjokaj (Rajoni – Gjakovë)
16.Fadil Bytyqi (Rajoni – Gjakovë)
17.Gëzim Kajatzi (Rajoni – Prishtinë)
18.Argjend Gashi (Rajoni – Prishtinë)
19.Lundrim Bekaj (Rajoni – Gjakovë)
20.Faton Daci (Rajoni – Pejë)
Liridon Selmani (Rajoni – DPP)
22.Hakif Thaqi (Rajoni – DPP)
23.Durim Kastrati (Rajoni – Gjilan)
24.Jon Dedaj (Rajoni – DPP)
25.Mensur Krasniqi (Rajoni – DPP)
26.Urim Ajeti (Rajoni – DPP)
27.Ylber Nikqi (Rajoni – Pejë)
28.Altin Musolli (Rajoni – Ferizaj)
29.Nexhmedin Grajçevci (Rajoni – DPP)
30.Florent Pacolli (Rajoni – Prishtinë)
31.Veton Kelmendi (Rajoni – Pejë)
32.Arbër Kololli (Rajoni – Prizren)
33.Murat Hyseni (Rajoni – DPP)
34.Adnan Abazi (Rajoni – DPP)
35.Nurullah Qazimi (Rajoni – Prizren)
36.Mendim Gashi (Rajoni – Prishtinë)
37.Erion Kqiku (Rajoni – Prizren)
38.Gëzim Tërpeza (Rajoni – DPP)
39.Berat Sadiku (Rajoni – Gjilan)
40.Florim Morina (Rajoni – Prizren)
41.Egzon Dili (Rajoni – Prishtinë)

Plasmani ekipor – meshkujt
1.Rajoni Mitrovicë J. 21 pikë
2.Rajoni Prizren 19 pikë|
3.Rajoni DPP 17 pikë
4.Rajoni Pejë 12 pikë
5.Rajoni Gjilan 10 pikë|
6.Rajoni Prishtinë 9 pikë
7.Rajoni Gjakovë 3 pikë
8.Rajoni Ferizaj 2 pikë

Plasmani i Superfinales
1.Ram Bobaj (Rajoni – Prizren)
2.Ermira Topalli (Rajoni – Ferizaj)
3.Eris Dreshaj (Rajoni – Pejë)
4.Maurik Bllata (Rajoni – Mitrovicë)
5.Mirsad Hasani (Rajoni – DPP)
6.Erlinda Hotlani (Rajoni – Gjilan)
7.Adelina Krasniqi (Rajoni – DPP)
8.Besart Borovci (Rajoni – Gjilan)
9.Shqipe Osmani – Ademaj (Rajoni – DPP)
10.Suada Sherifi (Rajoni – DPP)

TË FUNDIT