Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 65 aksidente, një me fatalitet, 19 me të lënduar dhe 45 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
| Aksident trafiku me fatalitet | 1 | 
| Aksident trafiku me të lënduar | 19 | 
| Aksident trafiku me dëme materiale | 45 | 
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2076 | 
| Persona të arrestuar | 21 | 
| Persona në mbajtje | 19 | 
| Persona në ndalim policor | 0 | 
| Persona në vuajtje të dënimit | 0 | 


                                    

