Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 69 aksidente, 19 me të lënduar dhe 50 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar dy mijë e 551 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 11 persona, 9 në mbajtje, ndërsa asnjë në vuajtje të dënimit.
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 19 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 50 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2551 |
| Persona të arrestuar | 11 |
| Persona në mbajtje | 9 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 0 |



