Drejtoria e Policisë së Prishtinës, i ka sekuestruar 73 motoçikleta brenda periudhës njëjavore.
Sekuestrimet janë kryer si shkak i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, skadimit të afatit të regjistrimit dhe mungesës së kategorisë përkatëse të patentë shoferit.
Përveç sekuestrimeve, Policia ka shqiptuar edhe 358 gjoba për shkelje të ndryshme nga drejtuesit e motoçikletave, përcjell AutoPortali.
Policia ka bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Njoftimi i plotë:



