Më 7 gusht 2016, Kosova bëri historinë në Lojërat Olimpike, falë xhudistes Majlinda Kelmendi, e cila fitoi medaljen e parë të artë olimpike për vendin. Në kategorinë deri në 52 kg, pejania dominoi me vendosmëri të gjitha përballjet, për të triumfuar në finale ndaj italianes Odette Giuffrida.
Rrugëtimi i saj drejt artë filloi me fitore të shpejtë ndaj zviceranes Evelyne Tschopp, pastaj mposhti Mauritianen Legentil, ndërsa në gjysmëfinale eliminoi japonezen Misato Nakamura, një duel që vetë Majlinda e quajti më të vështirin, shkruan AutoPortali.
Pas fitores, në Prishtinë e priti një atmosferë madhështore. Mijëra qytetarë e pritën si heroinë në bulevardin “Nëna Terezë”, duke festuar këtë sukses të jashtëzakonshëm të sportit kosovar. Në deklaratën e saj, Kelmendi u shpreh se kjo medalje ishte për popullin e Kosovës, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Majlinda Kelmendi jo vetëm që i solli vendit të saj medaljen e parë olimpike, por edhe e vendosi Kosovën në hartën e madhe të sportit botëror.




