91 aksidente brenda 24 orëve
9

91 aksidente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 91 aksidente, 19 me të lënduar dhe 72 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 239 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 20 persona, 15 në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 19
Aksident trafiku  me dëme materiale 72
Tiketa trafiku të shqiptuara 2239
Persona të arrestuar 20
Persona në mbajtje 15
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT