Sot (e mërkurë) zhvillohen gjashtë ndeshje të rrethit të parë të edicionit të ri 2024/25 në Ligën e Kampionëve.
Gara nisi me formatin e ri të martën mbrëma, ku nuk munguan ndeshjet interesante, me rezultatet që ishin të pritshme.
Ethet e garës elitare vazhdojnë sot me gjashtë takime tjera në plan për t’u zhvilluar, ku dy fillojnë nga ora 18:45 dhe katër tjera nga ora 21:00.
Ndeshja më interesante e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të Manchester Cityt dhe Interit, e cila do të zhvillohet në “Etihad”.
Përveç kësaj ndeshjeje, interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Paris Saint-Germain dhe Girona, si dhe Club Brugge-Borussia Dortmund.
Në tri përballjet tjera do të luajnë Bologna-Shakhtar Donetsk, Sparta Praga-RB Salzburg dhe Celtic-Slovan Bratislava.




