Meshori defensiv i skuadrës së Altachut nga Austria, Vesel Demaku, ka vendosur që të luajë për Kombëtaren e fusKosovës, ka njoftuar të hënën FFK-ja.
Ish-reprezentuesi i Kombëtares U21 të Austrisë, të hënën ka qëndruar në selinë e FFK-së, ku është takuar edhe me kreun e këtij institucioni, Agim Ademi
Me të marrë konfirmimin nga shteti austriak për dyshtetësi, Demaku pa hezitim dhe me zemër, ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën dhe të japë kontributin e tij në fanellën e “dardanëve”.
Kreu i FFK-së, Ademi ka vlerësuar lart vendimin e mesfushorit 24-vjeçar, të cilin e ka përgëzuar për përkushtimin e tij dhe ka shtuar se lojtarë me potencial si Demaku janë gjithmonë të mirëseardhur te Kosova.



