Turqia goditet nga një termet 5.1 shkallë Rihter!
T

Turqia goditet nga një termet 5.1 shkallë Rihter!

Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë mëngjesin e ditës së sotme.

Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka qenë në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas.

Tërmeti, i cili u ndje në Doganwehir, si dhe në zonat përreth, shkaktoi panik te qytetarët, shkruan Hurryet.

Sipas të dhënave fillestare, nuk ka raportime për dëme materiale ose pasoja në njerëz, transmeton Zëri.info.

Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte tetë kilometra.

 

TË FUNDIT